• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lopes: Tani nuk na duhen cilësitë, por karakteri i fortë

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lyon po kalon një prej periudhave më të errëta në histori, me skuadrën që pas nëntë javësh pozicionohet në vendin e fundit, me vetëm 3 pikë pas tre barazimesh.

Për këtë ka folur edhe portieri veteran, Anthony Lopes, me portugezin që theksoi se skuadra e ka potencialin për të dalë nga ky moment, por të gjithë, më shumë se cilësitë duhet të tregojnë karakterin e tyre.

“Ndaj Clermont e nisëm shumë keq, nuk mund ta mohojmë këtë, ashtu siç nuk mund të mohojmë që jemi në vendin e fundit dhe nuk po dalim dot nga kjo situatë. Jemi në një moment shumë të vështirë në të cilën klubi nuk ka qenë prej vitesh.

Nuk e di nëse shumë lojtarë e kanë përjetuar diçka të tillë, por vetëm me lojtarë që kanë karakterin e duhur do të jemi në gjendje t’ia dalim. Po e theksoj, na duhet të tregojmë karakterin tonë, jemi këtu, por nuk duhet të dorëzohemi.

Tani duhet të ecim përpara të gjithë së bashku, duhet ta bëjmë për klubin, për tifozët sepse ata meritojnë më shumë.” – përfundoi Lopes.

Next Post

Magjia e Champions League rikthehet sonte me disa duele të zjarrta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.