Anthony Davis shkëlqeu për Los Angeles Lakers në fitoren 104-99 kundër New Orleans Pelicans, duke siguruar fitoren e pestë radhazi në NBA.
31-vjeçari realizoi 31 pikë dhe shtoi 14 kërcime, ndërsa debutuesi i Lakers, Dalton Knecht, kontribuoi me 27 pikë.
LeBron James shënoi 21 pikë, shtoi shtatë kërcime dhe pesë asistime për mysafirët, por nuk arriti të zgjasë rekordin personal prej katër triple-doubles radhazi.
Brandon Boston Jr. dhe Brandon Ingram, që shënoi 32 pikë për vendasit, realizuan gjuajtje të njëpasnjëshme për tre pikë, duke u dhënë Pelicans epërsinë 97-95.
Por 39-vjeçari James u kundërpërgjigj me dy treshe radhazi, duke i dhënë Lakers epërsinë 101-97 me 37 sekonda të mbetura.