Reali numëron 22 takime kundër kundërshtarëve portugezë në kompeticionet evropiane. Ata kanë fituar 15 nga ato ndeshje, kanë humbur pesë herë dhe kanë barazuar dy të tjerat.
– Kjo do të jetë përballja e dytë mes Bragës dhe Realit të Madridit në një kompeticion europian. I vetmi ekip spanjoll me të cilin Braga është përballur në Europë është Sevilja në Kupën UEFA 2006-‘07, duke u mundur 0-2.
– Reali ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve kundër rivalëve portugezë (10 fitore dhe 2 barazime), atë kundër Portos në tetor 1999 (1-2).
– Reali i Madridit ka përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e Kupës së Kampioneve / Ligës së Kampioneve, duke fituar 59,9% të ndeshjeve të veta (286 nga 477). Në përballjen me Bragën, Reali ka fituar kundër 107 klubeve të ndryshme;
– Bellingam ka shënuar dhe asistuar në tri ndeshje të ndryshme në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë dhe përballjen e fundit kundër Napolit. Është i pari mesfushor nën 21 vjeç që e ka bërë një gjë të tillë në të paktën tri raste pas Çesk Fabregasit në periudhën 2006-‘07.
PANORAMASPORT.AL