• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lotar Mateus këshillon Bajernin: Më shumë kujdes në prapavijë

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndeshjes së tretë pa fitore radhazi, përfshirë barazimin 3-3 kundër Eintraht Frankfurt, Mateus e sheh ekuilibrin mes sulmit dhe mbrojtjes si një nga pikat qendrore që duhet punuar.mateus“Nëse Bajerni nuk arrin të jetë më i qëndrueshëm në prapavijë, do të jetë e vështirë për të arritur rezultatet e dëshiruara”, tha Mateus.

Qendërmbrojtësit Min-jae Kim dhe Daiot Upamekano ishin veçanërisht në fokus. Lotar thekson se rekordmenët kanë “probleme” kur kundërshtarët e tyre arrijnë të luajnë pasime të thella pas vijës së mbrojtjes. Skuadra e Mynihut duhet të veprojë më mirë këtu për të shmangur situata të rrezikshme.

“Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Pavarësisht problemeve në mbrojtje, Mateus sheh gjithashtu mundësi të mëdha në stilin e lojës së Vinsent Kompani.

“Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojë në këtë rrugë. Qasja është e mirë, skuadra po luan në mënyrë dominuese, por ata thjesht duhet t’i përdorin më mirë shanset e tyre dhe të jenë më gjakftohtë përpara”.

Për “rekordmenin” (Lotar Mateus) gjerman, situata aktuale nuk është një arsye për panik, por është një fazë në të cilën trajneri i ri dhe skuadra duhet të punojnë për detajet më të imëta për të arritur “gjëra të mëdha” në planin afatgjatë.

“Nëse Bajerni i përmbahet stilit të tij sulmues të lojës, por në të njëjtën kohë stabilizon mbrojtjen e tij, ai do të gjejë rrugën e tij për t’u kthyer në krye”, përfundoi Lotar Mateus.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy garat e së shtunës do të jenë shumë të rëndësishme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.