• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lotar Mateus “tradhton” zikaltërit: Herri Kejn i ka ruajtur disa gola

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zemra e Lotar Mateusit është e ndarë në dy pjesë dhe kështu do të jetë edhe ditën e nesërme në mbrëmje, në sfidën e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve.MATEUSIsh-mesfushori i Interit dhe Bajernit thotë se do të jetë një sfidë speciale dhe shumë e vështirë për të dyja ekipet. Ai futet edhe në detaje për duelin special në “San Siro”.

“Janë dy zemra që rrahin brenda trupit tim. Kam një lidhje speciale me Interin. Do të jetë një duel i fortë dhe i vështirë për t’u parashikuar”, ka thënë fillimisht Mateus.

MUNGESAT- “Bajernit do t’i mungojnë 4 lojtarë titullarë si Musiala, Nojer, Upamekano dhe Dejvis. Janë katër futbollistë me shumë rëndësi, por Bajerni ka mundësi të mëdha për të shkuar përpara. Në mbrojtje është vetëm Kim titullar. Edhe ai ka problemet e tij. Nëse Interi do të jetë dinak, duhet që ta sulmojë Bajernin dhe të mos e lërë të qarkullojë topin. Bajerni nuk dëshiron që të presohet shumë nga rivalët dhe nuk ka frymë për të vrapuar pafund”.

BAJERNI– “Bajerni, si fillim, duhet që të shënojë një gol dhe pastaj të mos pësojë. Pastaj kartat gjatë ndeshjes do të përzihen dhe do të jetë një ndeshje e hapur. Bajerni ka shumë eksperiencë, por edhe kualitet”.

KEJN– “Shpresoj që të ketë ruajtur ndonjë gol për ditën e mërkurë. Ndoshta do të përfitojë nga momenti vendimtar në Milano, për të kualifikuar Bajernin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve”.

FAVORITËT- “Barcelona është skuadra favorite në Europë. Flikut i pëlqen stili që ka bërë të famshëm ekipin katalanas. Hansi gjithmonë ka luajtur një futboll spektakolar dhe impresionues”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sadiku e mbyll në Indi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.