• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lotito konfirmon trajnerin: Nuk e shkarkoj Sarrin

07/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disfatës së Lazios në Bergamo (3-1), që u kontestuar ashpër nga tifozët bardhekaltër, dhe pas përballjeve dhe tensioneve mes trajnerit dhe skuadrës, mendon presidenti Lotito që të qetësojë situatën në klubin kryeqytetas:

 “Është e sigurt që nuk do të shkarkoj Sarrin dhe nuk mund të humbasim kohë për të mohuar marrëzitë.

Nuk e kuptoj se cili është problemi. Do të merrem me të, do ta marr situatën në duart e mia, siç ka ndodhur ka ndodhur edhe në raste të tjera në të kaluarën, por sot nuk po flas me askënd”, ka thënë Claudio Lotito.

Mediat italiane raportojnë se në ditët në vijim presidenti Lotito do të kthehet në Formello për të folur me trajnerin, por për momentin nuk janë kushtet idelae për të kërkuar llogari, sepse sado që të djegë humbja në Bergamo, bardhekaltërit janë në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në garë për vendin e katërt në kampionat.

Rezultatet janë ende në anën e Sarrit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025, ndaj sot trajneri nuk rrezikon.

Lotito ishte i qartë, por situata është ndryshe për sezonin e ardhshëm dhe në këtë kuptim ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme.

Pas Cagliarit të shtunën dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve, Lazio do të sfidojë Bolonjën, Torinon dhe Fiorentinën në tre ndeshje direkte për Evropën dhe një kolaps i mundshëm, shkruan “Il Corriere dello Sport”, do të shënonte fatin e Sarrit.

Next Post

Lukaku do “hakmarrje”, “bomberi” belg kërkon të papriturën në sfidën ndaj Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.