• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer”, Inzagi: Ju tregoj çfarë më pëlqeu më shumë

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, analizoi barazimin që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Napolit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, tekniku zikaltër u shpreh:  

INZAGI

“Ka pak zhgënjim duke pasur parasysh ndeshjen e luajtur. Ne ishim shumë mirë kundër kampionëve të Italisë, ishte një pakujdesi që na kushtoi fitoren. Në gjysmën e fundit humbëm një distancë, por Zomer kishte qenë praktikisht joaktiv deri në gol.  Goli duhet rishikuar, por arbitri bëri një ndeshje të shkëlqyer në një ndeshje jo shumë të thjeshtë.  

Ne kishim ardhur nga një javë e vështirë, kishte një rreth të kuq në këtë javë. Siç thashë, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Na vjen keq për tifozët tanë, të cilët na rezervuan një pritje emocionuese. Çdo ndeshje ka diçka për të mësuar, ne mund të kishim shënuar gola më thjeshtë, do të jetë një mësim për të ardhmen.  

Ditët pas Atletikos ishin ditë analize, zhgënjimi ishte i fortë , por mund të mësosh shumë nga këto situata. Gjëja që më pëlqeu më shumë sonte ishte përqendrimi, pavarësisht hidhërimit së Champions League. 

Kishte disa rinisje në të cilat mund të kishim bërë më mirë, por nuk duhet harruar edhe kundërshtarët, të cilët shpesh janë të organizuar dhe plot talent. Pati një mundësi nga Barela për të cilën Huan Zhezus bëri një ndërhyrje të mrekullueshme, përndryshe do të ishte 2-0 dhe ndeshja do të kishte përfunduar”, u shpreh Inzagi.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juan Jesus: “Acerbi? Ai shkoi pak larg me fjalët e tij, por kërkoi falje”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.