Wednesday, 1. April 2026
Sport

“Luajtët me zemër, vendosmëri dhe krenari” – Ambasada e SHBA-ve uron Kombëtaren e Kosovës për suksesin në futboll

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka shkruar pas ndeshjes që është zhvilluar dje në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja Kosovë-Turqi, ka përfunduar me rezultat 0:1 për mysafirët, duke mos i lejuar Kosovës që të vazhdoj rrugëtimin për në Botërorin 2025.

Ambasada e ka përgëzuar Kosovën për këtë ndeshje dhe të arriturat deri në këtë nivel.

“Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajti me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme”, thuhet në postimin e tyre. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Teilen: