Sulmuesi Eron Gojani është shumë pranë kalimit te Shqipëria U-21, sipas “Skauti i Futbollit Shqiptar”. Zërat për mundësinë e afrimit te Kombëtarja për lojtarin janë shtuar në masë, ndërsa pritet vetëm njoftimi.
19-vjeçari luan me skuadrën e Hamarkameratene në Norvegji, ndërsa bëjnë pjesë në elitën e futbollit vendas. Lojtari në fjalë, ka pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa është i gjatë 192 centimetra, “alla Haaland” për shtatlartësinë.
Në Norvegji, Eron Gojani vlerësohet tej mase për “luftën” në ajër, goditjet me kokë dhe mbrojtjene e topit me shpinë pas portës mike.
Nëse i referohemi situatës aktuale te Kombëtarja e drejtuar prej Sylvinhos, profil të ngjashëm me atë të Gojanit ka vetëm Armando Broja, por sulmuesi i Burnley e ka humbur “shkëlqimin” e para disa vitesh, aty ku edhe dëmtimet kanë ndikuar.