Skuadra e Juventusit ka bërë edhe dy lëvizje të rëndësishme para fillimit të sezonit 2026/27 në Serie A, që nis këtë javë.
Juventusi është forcuar me lojtarë në dy reparte, duke përmbushur kërkesat e trajnerit Luciano Spalletti.
Klubi italian, të hënën prezantoi mbrojtësin Jhon Lucumi kurse ka siguruar edhe portierin Gugliemo Vicaro.
Kolumbiani Lucumi është transferuar nga Bologna për 20 milionë euro dhe me Juventusin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030.
Ndërkohë, portieri Vicario është huazuar nga Tottenhami për një vit me opsionin e blerjes verën e ardhshme për 10 milionë euro.
Ndeshjen e parë në kampionatin italian, Juventusi e luan këtë të diele prej orës 18:30 në udhëtim kundër skuadrës së Frosinones.