Lufta e turpshme e peshqirit! Marokenët bënë gjithçka për t’ia rrëmbyer portierit kundërshtar
Episode të pabesueshme ndodhën gjatë finales së Kupës së Afrikës, Marok-Senegal. Fëmijët që mblidhnin topat dhe lojtarët e stolit të Marokut deshën me çdo kusht t’i rrëmbenin peshqirin portierit kundërshtar.
Përveç triumfit të Senegalit, finalja e Kupës së Afrikës do të kujtohet për tensionin që prodhoi, si dhe për “luftën e turpshme të peshqirit”.
Gjatë kohës shtesë, nën shi, lojtarët e Marokut (me Hakimi dhe Saibari në krye) dhe fëmijët që mblidhnin topat tentuan ta shpërqendronin portierin Mendy. Ata e shetësuan atë psikologjikisht dhe praktikisht. Hipotezat janë të ndryshme: dikush thotë se donin t’ia merrnin që të mos fshinte dorezat, dikusht tjetër sepse në peshqir ishte bërë një rit vudù.

Për të shmangur sabotimin mendoi portiere i dytë i e Senegalit, Yehvann Diouf, duke u transformuar në një truprojë të vërtetë. Diouf mori peshqirin e hedhur tej nga Hakimi dhe rezistoi fizikisht ndaj agresionit të atyre që mblidhnin topat. Këta të fundit e ndoqën në fushë për t’ia rrëmbyer.