Saturday, 14. March 2026
Sport

Lufta me sëmundjen e rëndë, futbollisti holandez mposht kancerin për herë të dytë

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti holandez Jean-Paul Boëtius ka njoftuar publikun se ka fituar betejën me kancerin. 30-vjeçari që është pa klub që nga viti 2023, ka mposhtur sëmundjen e kancerit për herë të dytë.  

boetius

“Tani jam më i fortë se kurrë. Ndryshuar si person… Unë jam Jean-Paul Boëtius, gati për një hap të ri dhe gjithashtu një i mbijetuar dy herë nga kanceri”, ka shkruar futbollisti. 

Boëtius së fundmi ka qenë pjesë e Hertha Berlinit. Më parë ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si Mainz 05, Fejenord, Bazel dhe Genk. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: