Wednesday, 13. May 2026
Sport

Lufta me sëmundjen e rëndë, futbollisti mposht kancerin për herë të dytë

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti holandez Jean-Paul Boëtius ka njoftuar publikun se ka fituar betejën me kancerin.

30-vjeçari që është pa klub që nga viti 2023, ka mposhtur sëmundjen e kancerit për herë të dytë. 

“Tani jam më i fortë se kurrë. Ndryshuar si person… Unë jam Jean-Paul Bowtius, gati për një hap të ri dhe gjithashtu një i mbijetuar dy herë nga kanceri”, ka shkruar futbollisti.

Bowtius së fundmi ka qenë pjesë e Hertha Berlinit.

Më parë ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si Mainz 05, Fejenord, Bazel dhe Genk.

Teilen: