Leonardo Bonuçi vendosi të largohej nga Juventusi pas një vere mjaft të tensionuar. Klubi e detyroi të stërvitej individualisht duke qenë se e shihte si të pa dëshiruar në Torino, teksa vetë lojtari kërkonte të drejtat e tij.
Me transferimin te Union Berlin, u duk se gjërat kanë marrë fund por në fakt, një tjetër luftë pritet të nisë mes palëve. Bonuçi ka vendosur të ngrejë një padi kundër Juventusit, për mënyrën se si klubi është sjellë kundrejt tij.
Ai do të kërkojë një kompensim për shkak të dëmtimit profesional dhe dëmtimit të imazhit. Me sjelljen që Juventusi kishte karshi tij, Bonuçi pretendon se është dëmtuar moralisht por edhe dinjiteti i është prekur.
PANORAMASPORT.AL