• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Lufta për pushtet”, arsyeja e shkarkimit të mundshëm e Maldinit nga Milani

06/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka mbajtur mëngjesin e sotëm një mbledhje me drejtuesit e klubit.

Takimi kishte për qëllim të përcaktonte strategjinë për sezonin e ardhshëm, por burime të shumta pohojnë se ai shkoi shumë keq, veçanërisht midis Maldinit dhe shefit të RedBird, Cardinale.

  

Tani ‘Calciomercato.com’ raporton se Maldini dhe krahu i tij i djathtë Massara janë shkarkuar nga Cardinale, në vend të sugjerimit fillestar që ata kishin dhënë dorëheqjen.

‘Tuttomercatoweb’ argumentoi se ishte pjesë e një lufte për pushtet me CEO Giorgio Furlani, i cili mori një rol më qendror në fazat e fundit të zgjatjes së kontratës së Rafael Leao.

Do të ishte një largim i dhimbshëm për tifozët e Milanit, pasi Maldini ka qenë në klub gjatë gjithë karrierës së tij, fillimisht si lojtar dhe më pas si drejtor nga viti 2018.

Sugjerimet fillestare për një zëvendësues përfshijnë Igli Tare, i cili mëngjesin e sotëm njoftoi se nuk do të vazhdojë kontratën si drejtor sportiv në Lazio.

Sidoqoftë, Furlani është përsëri një alternativë për të marrë kontrollin e mëtejshëm të drejtimit për të ardhmen e klubit me ndihmën e Geoffrey Moncada./Lajmi.net/

  


Next Post

“Guardiola trajneri më i fortë”, Inzagi: Interi im luan pa frikë ndaj më të mirëve në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.