Ndeshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Spanjës shënoi një tjetër kapitull të “luftës” për pushtet në futbollin spanjoll që ka shpërthyer në muajt e fundit.
Qeveria spanjolle është kundër emërimit të Pedro Rokas si presidenti i Federatës Spanjolle, pasi e cilëson atë bashkëfajtor për problemet e saj po aq si paraardhësi Luis Rubiales.
Gjykata Administrative në Spanjë ka përjashtuar tre ditë më parë Rokan nga ushtrimi i çdo aktiviteti sportiv, duke e bërë efektivisht një personazh që nuk ka më lidhje me drejtimin e kësaj federate.
Por për sa kohë që UEFA e njeh vendimin, ai mund të ishte dje në tribunën VIP në rreshtin e parë, përkrahdrejtuesve më të lartë, ndonëse”pushtetin” e ka marrë zëvendëspresidentja Maria Çevez. Qeveria spanjolle ka ndërtuar edhe një Komision Monitorimi për futbollin dhe ka emëruar në këtëdetyrë trajnerin legjendar Visente Del Boske.
Ky i fundit duhej tëishte ai që do të mbikëqyrte punëne Federatës që më dënimin përRokan.
Por autoritetet futbollistike spanjolle nuk njohin këtëvendim dhe janë në pritje të njëndihme nga UEFA për të zgjidhursituatën, të cilën e vlerësojnë sisulm dhe ndërhyrje politike.Kështu, Visente Del Boske, edhepse i pranishëm në Dyseldorf, nukdo të ulet mes autoriteteve sot,por ai ishte gjithsesi në tribunë.
Ai qëndroi në tribunën e zyrtarëve, por jo në rreshtin e parë.UEFA i ka rezervuar atij vendinnë këtë tribunë me kërkesë tëqeverisë spanjolle, por vetëm nërreshtin e tretë të saj, duke mose njohur si drejtues, duke iadhënë këtë të drejtë për momentin ende Rokas.