• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Luftë” për djalin e Ançelotit, skuadra e titullarit të Kombëtares rivalizon me klubin e Serisë A dhe La Liga duke i ofruar pankinën

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Por nuk do të ketë me vete në atë aventurë djalin e iij, Davide, i cili në një kohë të shkurtër është kthyer në një nga emrat më të përfolur në futbollin europian.

anceloti davide

Djali i trajnerit të njohur pret të nisë një karrierë si trajner i parë në një klub dhe ofertat për të nuk mungojnë. Në Itali flitet për interesin e Komos nëse largohet Fabregas, ndërsa në Spanjë është Sevilja e gatshme t’i ofrojë atij pankinën. Nga ana tjetër është edhe Lajpcigu, që është gati ta bëjë pjesë të projektit të ri.

Por në skenë gjatë ditës së sotme ka dalë një ofertë interesante që Davide po e merr në shqyrtim, pasi i mundëson që ta nisë karrierën si trajner i parë me një ritëm pak më të ulët. Bëhet fjalë për Rejnxhërs në Skoci.

Ekipi ku bën pjesë Nedim Bajrami, kërkon trajner për sezonin e ardhshëm dhe i ka ofruar këtë mundësi Davides, i cili me sa duket e pëlqen si destinacion, sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle. Ndaj mbetet të mësohet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhe me këto opsione që i janë vendosur para në tavolinë Ançelotit të ri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.