• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Luftë” totale PSG-Mbappe, çështja e pagave të prapambetura do të zgjidhet në gjykatë

12/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Mosmarrëveshjet mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé nuk janë zgjidhur. Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) ka urdhëruar sot klubin francez të paguajë 55 milionë për lojtarin, për të shlyer pagat dhe bonuset e papaguara gjatë sezonit të kaluar.

Por, klubi kryeqytetas nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe thotë se është “i lumtur të sqarojë çështjen në muajt dhe vitet e ardhshme përpara gjykatave”, siç raportohet në një shënim dërguar EFE. “Në dritën e kufizimeve të fuqisë ligjore të Komisionit LFP për të marrë një vendim për këtë çështje, çështja tani duhet të trajtohet në një forum tjetër ligjor.”

Tani lëvizjen e radhës do ta ketë sulmuesi i Realit Madridit, i cili do t’i drejtohet gjykatës së punës. Në dy ditët e fundit është bërë gjithçka për të zgjidhur çështjen në mënyrë miqësore. Më 8 gusht, ish-sulmuesi i PSG-së e çoi çështjen e pagave dhe shpërblimeve në gjykatë, duke kërkuar pagesën e 55 milionë eurove nga klubi i tij i vjetër. Dje u organizua një takim mes avokatëve të Mbappe-s dhe atyre të PSG-së: komisioni ligjor dukej se i kishte bindur të dyja palët që t’i drejtoheshin ndërmjetësimit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje pa shkuar në gjykatë, por në fund mori fund një përplasje totale.

Next Post

Revolucion i Nagelsman te Gjermania, ja lëvizjet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.