Tuesday, 19. May 2026
Sport

Lugano dëshiron ta mbaj Shaqirin

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi zvicran, Lugano dëshiron ta “vjedh” Xherdan Shaqirin nga MLS-i.

Shaqiri është duke u stërvitur te skuadra e Luganos për ta mbajtur formën për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Sezoni i MLS për Chicago Fire ka marrë fund, pasi skuadra nuk ka arritur të kualifikohet në play-off.

Konsulenti i klubit zviceran, Arno Rossini për “tio.ch” ka thënë se do të ishte një ëndërr e vërtet nëse ai qëndron në klub.

“Do të ishte një situatë e favorshme. Do të përfitonim të gjithë, si lojtari ashtu edhe klubi. Po flasim për një futbollist me më shumë se 100 paraqitje për Zvicrën, një lojtar që ka fituar Ligën e Kampionëve, që ka luajtur në Bundesligë, Serie A dhe Bundesligë. Dhoma e trofeve të Luganos nuk është aq e madhe për të, për kupat e fituara nga Xherdani”, ka thënë ai.

32-vjeçari në 28 ndeshje në kampionatin MLS të SHBA-së ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. /Lajmi.net/

 

Teilen: