• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luhet në shtëpi, Bierhof vë bast: Gjermania fiton Europianin

28/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Turpërimi i “pancerave” në Botërorin “Katar 2022” solli lumë kritikash te Federata Gjermane e Futbollit, aty ku iu dha më tepër rëndësi shiritit me ngjyrat për të drejtat e komunitetit “LGBTQ+” sesa futbollit të luajtur në tërësi. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, ish-drejtori sportiv i Gjermanisë, Oliver Bierhof, mbeti “viktimë” sepse u shkarkua nga posti. Ka kaluar më pak sesa një vit nga kjo ngjarje dhe pas disa muajsh ish-menaxheri i kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve ka marrë guximin të flas në lidhje me ecurinë e përfaqësueses, e cila është në “timonin” e trajnerit Julian Nagelsman:

Oliver-Bierhoff-verteidigte-die-junge-deutsche-Fussball-Nationalmannschaft-gegen-Kritik

BIERFOF-“Jam shumë i kënaqur të shikoj kombëtaren të fitojë me lojë bindëse dhe dominuese kundër rivalëve të kalibrit botëror, kundër Francës dhe Holandës. Ata nuk morën vetëm rezultatin, por vendosën diktatin në fushë. Panoramë e tillë kishte humbur në kampin tonë prej disa vitesh. Çfarë mund të them për trajnerin Nagelsman. Është pikërisht ai protagonisti që ka rikthyer euforinë në grup. Entuziazmi ndihet edhe te tifozët. Mjafton të evidentojmë fytyrat e buzëqeshura të mbështetësve në shkallët e ‘Deutsche Bank Park’. Sigurisht që është e mundur të kurorëzohen kampionë në Europian. Duke nisur që nga e porta e deri te sulmi, grupi është i plotë në aspektin e aftësive dhe kualiteteve për të rikthyer lavdinë në kompeticionet madhore.

Vë bast se jemi në rrugën e mbarë për t’i dhënë fund pritjes, aq më tepër kur kjo garë do të zhvillohet në vendin tonë, përpara popullit tonë. Do të ishte vërtet e paharrueshme. Nuk e besoj se fryma mbizotëruese në ekip do të lëkundet. Emrat e rëndë i kanë lënë vendin talenteve dhe lojtarëve me formën më të mirë. Mbrojtësi Mitelshtad dhe Virc dhuruan paraqitje fenomenale në dy testet pararendëse, sikurse Xhamal Musiala. Nuk mund të lë në hije manovrën gjeniale të Nagelsmanit, fakti se bindi Toni Kros për të veshur sërish fanellën e Gjermanisë. Kros i jep qetësi dhe e ngre në një tjetër nivel pjekurinë e shokëve të ekipit”, përfundoi Bierhof.

“Pancerat” e nisin rrugëtimin në Kampionatin Europian më datën 14 qershor kundër Skocisë, ditën ku nis kompeticioni, ndërsa më pas përballet me Hungarinë më 19 qershor për të përmbyllur takimet e grupit A kundër Zvicrës së Xhakës (23 qershorë). Mediumet prestigjioze në kontinentin e vjetër kuotojnë në petkun e favoritëve për të triumfuar përgjatë “Euro 2024” Francën dhe Anglinë, kurse gjermanët, portugezët dhe spanjollët rreshtohen një shkallë më poshtë.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

City në telashe me lëndimet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.