• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luhet për një “biletë” gjysmë-finaleje, publikohen formacionet e sfidës, Liverpool-West Ham

20/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi u mësuan 3 skuadrat e para, që kaluan në fazën gjysmë-finale, të EFL Cup, të cilat janë Middelsbrough, Fulham e Chelsea, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të mësohet edhe gjysmë-finalistja e fundit, teksa në orën 21:00, “Të Kuqtë” e Liverpool do të presin në “Anfield Road”, “Çekanët” e West Ham, në një përballje, që pritet të jetë spektakolare.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Jurgen Klopp i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Kelleher. Në krahët e mbrojtjes janë Tsimikas e Joe Gomez, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e Quansah. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Curtis Jones, Dominik Szoboszlai e Endo, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Gakpo, Nunez e Harvy Elliott.

Në krahun tjetër, tekniku David Moyes i ka pozicionuar në fushë “Çekanët” e tij, me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Areola e para tij në mbrojtje, Coufal, Mavropanos, Ogbonna e Johnson. Më të tërhequr në mesfushë janë Tomas Soucek e Edson Alvarez, ndërsa Mohammed Kudus, Fornals e Benrahma janë vendosur pas “bomberit” Jarred Bowen. /i.m /abcnews.al

Next Post

Barcelona me vështirësi kalon Almerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.