Trajneri italian, Luigi Di Biagio, ka dhënë sot dorëheqjen nga Dinamo City, duke i dhënë fund aventurës së tij në Shqipëri.
Një aventurë të cilën duket se ai besonte se do të kishte sukses, pasi është shfaqur i emocionuar para kamerave duke u përlotur pasi bëri të ditur vendimin e tij
“Ju falënderoj sepse… (përlotet)… se këtu në Shqipëri jam ndjerë shumë mirë. Po emocionohem pasi në Shqipëri jam ndjerë më të vërtet shumë mirë. Por pastaj ka gjëra që më ka mësuar babai im që vijnë para të tjerave. Ndaj vlerësoj shqiptarët se jam ndjerë më të vërtetë mirë dhe më vjen keq që nuk çova deri në fund këtë punë tek e cila kisha shumë besim”, tha Luigi Di Biagio për “MCN” pas ndeshjes.
Ai ka qenë ish-reprezentues i Italisë. Te Kombëtarja italiane ka qenë asistent në vitin 2018. Si trajner para se të vinte te Dinamo e ka drejtuar ekipin italian SPAL.