Futbollisit Luis Alberto do ta vazhdoj karrierën në Katar.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, spanjolli do të jetë lojtar i ri i skuadrës Al Duhail.
Al Duhail është e gatshme të paguaj 11 milion euro te Lazio për Luis Alberto.
Tashmë janë rezervuar testet mjekësore dhe dokumentet tani janë gati ku do të nënshkruhen javën e ardhshme.
Luis Alberto njoftoi largimin nga Lazio në muajin prill, ku pas ndeshjes ndaj Salernitanës tha se dëshiron ta shkëpus kontratën e cila skadon në vitin 2027 dhe të mos merr pagën që i takon.