Wednesday, 16. September 2026
Sport

Luis de la Fuente drejt rinovimit me Kombëtaren e Spanjës

GS 16/09/2026 1 Min. Lesezeit

Luis de la Fuente pritet të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares së Spanjës, me federatën që po finalizon marrëveshjen për një kontratë të re deri në korrik të vitit 2030.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se palët janë pranë një marrëveshjeje të re, shkruan Indeksonline

“Ne kemi trajnerin më të mirë në historinë tonë. Rezultatet e garantojnë këtë. Po finalizojmë marrëveshjen që ai të qëndrojë me ne edhe për disa vite”, deklaroi Louzan.

De la Fuente ka fituar besimin e federatës falë rezultateve të arritura me Spanjën dhe pritet të vazhdojë projektin e tij në krye të “La Roja”-s edhe për vitet e ardhshme.

Teilen: