• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luis de la Fuente para ndeshjes me Francën: Ne kemi ekipin më të mirë, u besoj verbërisht lojtarëve të mi

08/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, flet në konferencën zyrtare për shtyp para gjysmëfinales kundër Francës në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Ndeshja luhet në Allianz Arena nesër më 9 korrik në orën 21:00.

“Është një mundësi fantastike. Ne kemi bërë shumë për të arritur këtu. Kjo ndeshje, si ajo kundër Gjermanisë, mund të ishte një finale. Këto janë lojëra ku detajet janë të rëndësishme”, tha De la Fuente.

“Modeli ynë i lojës është afër atij të një shfaqjeje të bukur. Jemi një skuadër shumë tërheqëse, por kjo ka të bëjë edhe me fitoren. Duhet të jemi tërheqës, por edhe praktik”, shtoi përzgjedhësi i “La Furia Roja”.

“Për mendimin tim, ne kemi ekipin më të mirë. E kam menduar kur kam ardhur dhe do ta mendoj deri në fund. E vlerësoj potencialin e Francës.”

“Mendoj se jemi të përgatitur për të luajtur këtë lojë. Franca është një nga skuadrat më të forta në turne, por ne dimë t’i kundërshtojmë”, shtoi trajneri spanjoll.

“Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët, por e pranoj që Kylian Mbappe është i jashtëzakonshëm. Ai është një nga ata futbollistë të paparashikueshëm. Niveli i tij në 50% është i barabartë me të gjithë të tjerët në 100%. Mbappe është një yll, por unë kam besim të verbër në ekipin tim”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Ish-futbollisti i Holandës tallet me Sauthgejt: Po të heqë Bellingam duhet të dorëzojë edhe pasaportën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.