• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luis Enrike i kundërvihet gazetarit para sfidës Arsenal-PSG: Mendon se ma kanë dhuruar licencën e trajnerit?

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Enrike insiston se skuadra që ai drejton, PSG, është ajo që i pëlqen më shumë mes katër ekipeve që kanë arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

asdsadadsadassaddsa

“Të katër gjysmëfinalistët e kemi merituar të jemi ku gjendemi tani. Ekipi im është ai që më pëlqen më shumë, për këtë arsye jam i ulur këtu tani”, tha trajneri spanjoll në konferencën e zakonshme për mediat para duelit ndaj Arsenalit në Londër.

“Kjo vazhdon të jetë një gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve, një ndeshje e njëjtë me ato të mëparshmet. Dy porta, dy  rivalë që mundohen të kalojnë njëri-tjetrin. Më të rëndësishmet do të jenë momentet e veçanta që do të ndodhin gjatë ndeshjes. Të dish të menaxhosh trysninë, tërheqjet e mesfushës. Duhet të dish t’i menaxhosh dhe të përfitosh nga ato, që është gjëja më e rëndësishme.

Nuk do të flas as mirë dhe as keq për rivalin. Sigurisht, është një nga ekipet më të mira në Europë. Arteta ka gjashtë sezone që bën një punë të shkëlqyer. Të katër ekipet e kemi merituar të jemi këtu, Ekipi im është ai që më pëlqen më shumë ndaj jam i ulur këtu. Por e pranojmë që dikujt i pëlqen më shumë Arsenali e dikujt tjetër PSG-ja.

Ndeshja e mëparshme? Luajtëm në fazën e ligës më 1 tetor, kanë kaluar 7-8 muaj. Ka ndryshime të mëdha. Unë kam parë ndeshjen përsëri dhe kam parë evoluimin që kemi bërë. Jemi më të mirë dhe e kemi treguar gjatë kohëzgjatjes së turneut. Të luash një fazë grupesh kaq intensive, me shumë ndeshje që do të ishin një finale e Ligës së Kampioneve, në fillim të sezonit na ka ndikuar, por me kalimin e kohës ka qenë pozitive pasi jemi përmirësuar.

Çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm. Ne jemi të ngjashëm, pasi edhe Arsenali është i ndërtuar në një mënyrë të bashkuar, sulmojnë të gjithë bashkë. Kanë individualitete të nivelit të lartë, ashtu si ne, por nuk varen nga një lojtar i vetëm. Jemi dy ekipe që ngjajnë.

A i kam përgatitur goditjet standarte? Ne i punojmë të gjithë aspektet e rëndësishme të lojës. Ju mendoni se jam i ulur këtu se më kanë dhuruar licencën e trajnerit?”, tha duke qeshur tekniku i PSG-së gjatë konferencës së tij për mediat.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lufta për Champions në Serinë A, Bolonja hedh hap të gabuar dhe bën të lumtur Juventusin para përballjes direkte

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.