Luis Enrike do të jetë trajneri i PSG-së. Siç raporton “90 min”, trajneri spanjoll i ka idetë e qarta për të forcuar ekipin.
Ai ka treguar si prioritet blerjen e Bernardo Silvës nga Mançester Siti.
Sapo të zyrtarizohet Enrike, parizienët do të nisin sulmin për portugezin.
Bernardo Silva, i cili prej disa kohësh është në radarët e Barcelonës ka kontratë deri në vitin 2025 në “Qytetarët”.
PANORAMASPORT.AL