• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luis Enrique bind PSG-në, rinovim deri në vitin 2027

17/10/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Enrique mori trashëgiminë e Christophe Galtier në pankinën e Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023, duke nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025. Me ardhjen e tij filloi një projekt i ri, i fokusuar më shumë te kolektivi se sa te “yjet”. Kështu, klubi “hoqi qafe” disa emra të rëndësishëm si Neymar, Lionel Messi dhe Marco Verratti, për t’u lënë vend lojtarëve që ishin më të aftë në përputhje me filozofinë e trajnerit asturian, të rinj e të vjetër.

Në fund të sezonit të tij të parë, ish-trajneri i Spanjës fitoi të tre trofetë në Francë: Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions – dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, i mposhtur çuditërisht nga Borussia Dortmund. Rezultate të shkëlqyera të marra me një ekip në ndërtimi, gjë që forcoi besimin e drejtuesve tek ai. Për këtë arsye, PSG ka vendosur t’i ofrojë atij vazhdimin e kontratës.

Sipas informacioneve të RMC Sport, martesa mes Luis Enrique dhe PSG do të vazhdojë deri më 30 qershor 2027 dhe ish-menaxheri i Barcelonës dhe Romës tashmë ka nënshkruar rinovimin. Me të do të qëndrojë edhe Luis Campos, pavarësisht zërave se ishte pranë Monakos. Dyshja do të vazhdojë të punojë krah për krah, së bashku me presidentin Nasser Al-Khelaifi, për të rritur klubin parisien dhe për t’i mundësuar të arrijë objektivat.

 

Next Post

Lautaro merr zemër pas fjalëve të Mesit: Shpresoj të fitoj “Topin e Artë”, do të shkoj me bashkëshorten

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.