Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka zbuluar preferencën e tij për titullin e Premier League këtë sezon.
Spanjolli po mbështet një nga bashkatdhetarët e tij për të fituar titullin e tij të parë në ligë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai u pyet veçanërisht se kush besonte se do ta fitonte titullin e Premier League. Spanjolli u përgjigj: “Do të më pëlqente nëse Mikel Arteta do ta fitonte me Arsenalin. Përndryshe, do të doja të ishte Pep Guardiola (Manchester City), i cili tashmë ka fituar shumë, dhe nëse jo kjo, atëherë është Unai Emery i Aston Villas. City është favorit për mendimin tim”.
Arsenali aktualisht është në krye të Premierligës, në nivel pikësh me Liverpoolin, por Manchester City është vetëm një pikë prapa.
/GazetaBlic Sport/