Friday, 3. April 2026
Futboll

Luis Enrique: Ëndrra ime është te kem 20 lojtarë që mund të luajnë në çdo pozicion në fushë

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pushimi ndërkombëtar ka mbaruar, ligat janë rikthyer dhe duke pasur parasysh këtë, Ligue 1 rinis sonte me kampionët e PSG kundër Toulouse. Luis Enrique, trajneri i PSG, analizoi ndeshjen në një konferencë për shtyp dhe raportoi mbi gjendjen e ekipit: “Për fat nuk ka lëndime. Do të shohim para ndeshjes se cila është gjendja fizike dhe mendore e lojtarëve”.

“Është koha të mësojmë se si të menaxhojmë rikthimin nga pushimi. Është si të luash Tetris. Duhet të shikosh jo vetëm numrin e minutave të luajtura dhe udhëtimeve, por edhe se si ndihen ata. Për të fituar trofe, kemi nevojë për të gjithë. Dhe do të shohim nesër sa e rëndësishme është të kesh lojtarë të aftë të hyjnë në fushë në çdo kohë“, tha Enrique.

Ëndrra ime është të kem 20 lojtarë që mund të luajnë kudo. Imagjinoni nëse Nuno Mendes mund të luante si mbrojtës i krahut, sulmues krahu, numër 9… përveç portierit, do të ishte një ëndërr. Imagjinoni trajnerin kundërshtar që përballet me një ekip formacioni i të cilit është i paqartë“, tha Luis Enrique.

Teilen: