Wednesday, 4. March 2026
Sport

Luis Enrique është objektivi i parë i Paris Saint-Germain!

GS 18/06/2023 1 Min. Lesezeit

Drejtuesit e Paris Saint-Germain raportohet se kanë gjetur trajnerin e ri. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, parizienët kanë si objektiv numër një Luis Enrique dhe brenda ditëve në vijim do të ketë zhvillime përfundimtare.

Emri i trajnerit spanjoll vjen sërish pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për klubin francez dhe këtë herë Paris Saint-Germain po ecën përpara për të arritur një marrëveshje përfundimtare me të. /G.D abcnews.al/

Teilen: