Monday, 31. August 2026
Sport

Luis Enrique, i ashpër me Digne: Duhet të zgjohet, te PSG nuk është për pension!

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Lucas Digne po zhgënjen në këtë fillim të sezonit me fanellën e PSG-së. Paraqitjen e tij të dobët e ka komentuar edhe trajneri Luis Enrique, i cili është treguar pak i ashpër në deklaratën e tij.

Trajneri spanjoll ka theksuar: “Digne duhet të zgjohet. Në rregull, e ka pranuar rolin e rezervës, por nuk është këtu për pushime apo në pension. Nuno Mendes nuk do të luajë gjithmonë dhe ai duhet të jetë gati në çdo moment që do t’i duhet skuadrës. Duhet të impenjohet, nuk mund ta pranojmë të veprojë ndryshe”.

Janë fjali të qarta për mbrojtësin anësor francez. Luis Enrique kërkon që ta shtyjë lojtarin e vet të tregojë aftësitë e tij dhe të justifitkojë besimin që ka treguar PSG në momentin kur firmosi me të.

Teilen: