• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luis Enrique i drejtpërdrejtë me Verratin: Me mua nuk do të luash kurrë!

31/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e Paris Saint-Germain, të nxitur edhe nga trajneri i ri Luis Enrique, kanë nxjerrë nga planet Marco Verratin. Mesfushori që për më shumë se një dekadë është pjesë e parizienëve i është treguar “dera” nga trajneri spanjoll.

Madje, sipas “Le parisen”, Enrique nuk është treguar aspak i butë në komunikimin e tij me italianin dhe në sytë e drejtorit Luis Campos, ia ka bërë të qartë se sa kohë ai të jetë trajner i francezëve, për Verratin nuk do të ketë asnjë minutë në dispozicion.

I gjendur në një situatë të tillë, Verrati është i detyruar të mendojë për të tjera opsione ndërsa alternativa më e vlefshme për të gjitha palët është tregu arab. Nga Arabia Saudite është klubi i Al Ahli që prej kohësh interesohet për shërbimet e mesfushorit dhe në këtë moment është më pranë se kurrë një marrëveshje me lojtarin.

Megjithatë, për Verratin ka interes edhe nga Katari, nga klubi i Al Arabit. Këta të fundit do të rivalizojnë me Al Ahli teksa gjithashtu janë të gatshëm të kënaqin kërkesat ekonomike të PSG, me parizienët që pretendojnë 45 milionë euro për 30-vjeçarin. Nga ana tjetër, duket se klubet europiane janë tërhequr nga kjo garë dhe karriera e italianit duket të jetë e destinuar për t’u zhvilluar larg Kontinentit të Vjetër.


Next Post

Sokol Xhihani: Do ishte e jashtëzakonshme nëse tre skuadra shqiptare do ishin në Conference League, Ilir Daja meriton respekt, kolegët po shfaqin shenja xhelozie

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.