Ndërsa shumica e kompeticioneve për klube, përfshi këtu edhe kampionatet që janë në momentin vendimtar të sezonit dhe përpara është Kupa e Botës 2026, Luis Enrique ka dhënë një mesazh të qartë për lojtarët e tij, ku thelbi është të fokusohen te klubi dhe më pas të mendojnë për Botërorin.
Duke qenë se vetëm pak javë kanë mbetur deri nga fillimi i Botërorit, disa lojtarë mund ta ulin këmbën në mënyrë të pavetëdijshme nga pedali i gazit për të shmangur dëmtimet që mund t’i detyrojnë të humbasin Kupën e Botës. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i ka kërkuar skuadrës së tij të mos mendojë ende për Botërorin, por të përqëndrohet te pjesa e mbetur e sezonit.
“Jam gjithmonë i lumtur kur është një vit i Kupës së Botës sepse kam besim të madh tek lojtarët dhe do të donim që të gjithë të luanin. Por duhet të qëndrojmë të përqendruar te klubi dhe te ajo që ka rëndësi për ne: fitimi i trofeve për të cilat po garojmë dhe më pas të mendojmë për Botërorin”, tha Enrique.