“Ne duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë si kemi luajtur që nga fillimi i sezonit. Duhet të përpiqemi të kemi më shumë top se Liverpool, të krijojmë më shumë raste se ata dhe të mbrohemi mirë”.
“E dimë se po përballemi me skuadrën më të qëndrueshme deri më tani këtë sezon, por plani ynë i lojës nuk ndryshon”. Kështu është shprehur Luis Enrique, trajneri i Paris Saint Germain në prag të ndeshjes së parë të fazës së 16-shes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. “Ata kanë qenë një nga skuadrat më të mira në Evropë në vitet e fundit. Dhe nuk është vetëm Salah, ata kanë shumë lojtarë të mirë”.
“Është një ekip shumë i kompletuar, por kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se mund të jemi në të njëjtin nivel”, shtoi ai. “Nuk mendoj se ndeshja e parë do të përcaktojë se kush do të kualifikohet, por është e vërtetë që është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme për ne”.
“Është e vështirë për kundërshtarët tanë të luajnë në Parc des Princes me presion dhe atmosferë. Është e mrekullueshme dhe shpresoj që ne të mund të përfitojmë prej saj. Janë dy skuadra me shumë forca që do të përballen me njëra-tjetrën. Në letër, është një nga ndeshjet më të mira që mund të shikoni”.