Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, vlerësoi paraqitjen e Lucas Hernandez, autor i një goli në fitoren 4-2 ndaj Barcelonës: “Pamë një lojtar me përvojën e tij që markoi në mënyrë të jashtëzakonshme një nga më të mirët në botë, Lamine Yamal. Bëri gjithçka mirë dhe e meriton. Është i rëndësishëm për skuadrën dhe ka një qëndrim pozitiv”.
Për ecurinë e skuadrës së tij: “Më intereson mënyra si luajtëm në pjesën e parë. Ishte e jashtëzakonshme. Rikuperuam shumë topa me presionin e lartë dhe krijuam raste. Më pas, përballuam momentet e vështira, duke u mbrojtur më poshtë dhe si një grup i vetëm. Jemi skuadër që përshtatemi vazhdimisht me situatat”.
A është PSG-ja e pathyeshme: “Kam parë PSG-në e zakonshme, me stilin tonë agresiv. Kemi besim te mënyra jonë e lojës. Ishte e vështirë të ushtroje presion ndaj Pedrit, Olmos dhe Raphinhas. Kjo ndeshje tregoi çfarë skuadre jemi”.
Për statusin e favoritit: “Nuk më intereson, sepse nuk e konsideroj PSG-në favorite. Prilli do të jetë muaji vendimtar, me ndeshjet me eliminim direkt. Deri atëherë, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Mentaliteti dhe qëndrimi janë pjesë e ADN-së sonë”.