Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique refuzoi të flasë për përjashtimin e Kylian Mbappe nga turneu veror i skuadrës franceze.
Ekspedita është tashmë në Japoni dhe trajneri ka ofruar konferencën e tij të parë për shtyp pas asaj që ndodhi. Megjithatë, në paraqitjen e thënë në Hotel Nikko në Tokio, gazetarët e pranishëm nuk mundën ta pyesnin trajnerin për mungesën e yllit francez.
Por, kapiteni i skuadrës, Marquinhos, u përgjigj, se “çështja është delikate, edhe në Japoni janë në pritje,” tha ai.
Për të pohuar më vonë se “është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë i fortë, por është një vendim që është mbi lojtarët. Është çështje direktive”.
Dhe ai shtoi se “ne duam të kemi gjithmonë lojtarë të mëdhenj në krah dhe shpresoj të gjejmë një zgjidhje të mirë që ai të jetë pjesë e grupit dhe të na ndihmojë këtë sezon”.
Kujtojmë që Mbappe refuzoi rinovimin, andaj u la jashtë skuadrës për ndeshjet parasezonale./Lajmi.net/