Trajneri i PSG-së, Luis Enrique foli në një konferencë për shtyp në prag të sfidës me Monaco, ndeshja e parë e fazës së play off të Ligës së Kampionëve.
“Është një moment unik, po e fillojmë Ligën e Kampionëve të vërtetë, me dy ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar”.
“Vitin e kaluar ishte shumë e qartë, na mungoi efikasiteti në fillim, si dhe gjatë disa ndeshjeve të këtij sezoni. Nëse krijojmë shumë raste, kjo është sepse kemi qenë superiorë ndaj kundërshtarit dhe mendoj se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Besimi im te lojtarët tanë dhe te skuadra është aty. Duhet ta kuptojmë vështirësinë e fitores jashtë fushe, por jemi të sigurt sepse e kemi bërë tashmë në të kaluarën.”
“Dua të shoh versionin më të mirë të Parisit, dhe e pamë sezonin e kaluar që humbëm ndeshjen e parë (në raundin e 16-shes kundër Liverpoolit) përpara se ta përmbysnim situatën në ndeshjen e kthimit. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe mentaliteti ynë nuk ndryshon”.