Luis Enrique do të jetë trajner i Paris Saint-Germainit dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.
Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botën e futbollit, Fabrizio Romano e ka bërë punë të kryer emërimin e Enriques te PSG-ja, transmeton lajmi.net.
Paris Saint-Germaini do ta zyrtarizojë trajnerin spanjoll sapo të përfundojë marrëveshjen e largimit me trajnerin e tanishëm, Christophe Galtier.
Luis Enrique do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me gjigantin francez të futbollit.
“Paris Saint-Germain janë të përgatitur të nënshkruajnë marrëveshjen me Luis Enrique – ai është vendosur të nënshkruajë, ja ku shkojmë. Trajneri spanjoll do të zbulohet sapo PSG të përfundojë marrëveshjen e largimit me Christophe Galtier. Kontrata dyvjeçare në fuqi për Luis Enrique pasi ai tashmë i tha po projektit të tyre dy javë më parë” – ka raportuar Romano.
53-vjeçari së fundmi ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Spanjës nga viti 2018. Enrique ka bërë karrierë edhe te Barcelona e Roma./Lajmi.net/