Tuesday, 7. April 2026
Sport

Luis Enrique: Vitin e klauar Liverpool humbi si favorit, këtë vit thonë se jemi ne, favoritët!

GS 07/04/2026 1 Min. Lesezeit

Luis Enrique është i mendimit se në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve askush nuk duhet të bëjë gabimin për të evidentuar ekipet favorite pasi në të vërtetë nuk ka të tilla.

“Vitin e kaluar të gjithë konsideruan Liverpool-in si favorit për të kaluar në dy takimet me PSG-në dhe në fund të gjithë e patë se kush u kualifikua për më tej. Nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim dy herë me radhë. Këtë sezon të gjithë konsiderojnë PSG-në favorite, por unë them se në çerekfinale të Ligës së Kampioneve nuk ka të tilla”, tha trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Europës.

Teilen: