Nejmar vendosi të largohej nga PSG duke firmosur në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Hilal. Sulmuesi brazilian u mendua se ka lënë hapësirë bosh në skuadër, por trajneri ka zbuluar se largimi i tij i ka bërë të lumtur të gjithë.
“Largimi i Nejmar? Unë mendoj se është një vendim që i bën të gjithë të lumtur. Do të doja ta falënderoja për sjelljen që ka pasur që kur erdha unë. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe i uroj më të mirat në karrierën e tij.
Mbape? Kilian është në formë, ka shumë dëshirë dhe ka shpirtin e duhur. Jam i kënaqur që kam një lojtar të klasit botëror si ai. Dembele? Ai është gati të luajë nga minuta e parë”, u shpreh Enrike.
PANORAMASPORT.AL