Monday, 28. September 2026
Sport

Luiza Gega garon në disiplinën e 10 km në Shkodër më 4 tetor!

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ditën e sotme u mësua se aktivitetit sportiv që do të mbahet në Shkodër më 4 tetor i shtohet edhe një emër prestigjoz siç është ai i Luiza Gegës.

Organizatorët e eventit kanë zbuluar se në disiplinën kryesore, atë të 10 km, do të jetë pjesë edhe edhe atletja, e cila u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa në Europianin e zhvilluar në Gjermani në 2022-in.

Për Gegën sezoni i vjeshtës do të jetë mjaft i rëndësishëm pasi atletja elitare shqiptare, e cila është pjesë e klubit të Tiranës, ka lajmëruar se do të garojë edhe në “Tirana Marathon 2026”.

Më 4 tetor në Shkodër do të mbahet edicioni i dytë i garave në tri distanca të ndryshme si 2.5 km, 5 km dhe 10 km. A.V.

Teilen: