“Aktualisht po marr një moment qetësie. Dua t’i mendoj gjërat me qetësi sa i përket objektivave të radhës. Gara nuk ishte brenda pritshmërive të mia dhe dua ta mendoj me qetësi të ardhmen”.
Kështu u shpreh Luiza Gega për A2 CNN, pas kthimit të delegacionit olimpik në Shqipëri. Atletja jonë, e cila nuk arriti të kualifikohej për në finalen e 3000 metrave me pengesa, shprehu zhgënjimin e saj për garën që zhvilloi.
“Gara ime nuk shkoi siç unë shpresoja. Synimi ishte të isha në 10 të parat, por sporti kështu e ka. Në fakt, që nga prilli gjërat nuk po shkonin siç doja unë në stërvitje, pata virozë pas viroze… Sporti do edhe pak fat. U përpoqa dhe kam punuar shumë çdo ditë për të realizuar objektivin tim, por nuk ia dola. Sigurisht që jam e mërzitur, pasi është një lodhje shumë e madhe që ne bëjmë çdo ditë për garën”, tha Gega.