• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luka Doncic, ambasador i Los Angeles-it për Botërorin 2026

17/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Los Angeles do të jetë një nga qytetet pritëse të Kupës së Botës 2026 dhe ka zgjedhur një emër të madh jashtë botës së futbollit për të përfaqësuar garën: Luka Doncic. ‘Ylli’ i NBA-së dhe një nga basketbollistët më të njohur në botë është caktuar si ambasador i qytetit për “FIFA World Cup”, që do të nisë më 11 qershor të vitit të ardhshëm.

Doncic, që aktivizohet te Los Angeles Lakers, njihet për pasionin e tij ndaj futbollit dhe për faktin se është një tifoz i zjarrtë i Real Madridit. Edhe pse basketbolli është jeta e tij, ai nuk e fsheh se topi i futbollit ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Kam qenë gjithmonë një tifoz i futbollit dhe mezi pres të fillojë Botërori për të ndihmuar në bashkimin e njerëzve nga kultura të ndryshme përmes pasionit për këtë sport”, u shpreh Doncic pas emërimit si ambasador i Los Angeles-it për Kupën e Botës 2026.

Qyteti kalifornian do të presë tetë ndeshje të turneut, përfshirë edhe atë të hapjes së kombëtares amerikane, ndërsa Luka Doncic do të jetë një nga figurat simbol të Botërorit në Los Angeles.

Next Post

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 për vajza, Shqipëria mundet nga Greqia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.