• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luka Modric e zbulon të ardhmen e tij

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Luka Modricit ka mbetur ende pezull derisa veteranit të mesfushës do t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji.

Ylli kroat e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë me Real Madridin teksa e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley të Londrës.

Edhe pse në këtë sezon pati paraqitje më të rralla, 38 vjeçari nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Përfaqësuesi kroat dëshiron të luajë edhe një vit në “Santiago Bernabeu”.

Një mundësi të tillë e konfirmoi edhe presidenti i Realit, Florentino Perez gjatë festimeve për Championsin e 15-të të madrilenëve.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Tottenhamit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit në Madrid.

“Shihemi në sezonin e ardhshëm, Madridista”, deklaroi Modric gjatë festimeve të madrilenëve për trofeun e Championsit.

Ai në këtë javë mund ta nënshkruajë kontratën e re njëvjeçare, e cila do ta mbante atë të lidhur me kampionin spanjoll dhe evropian deri në qershor të vitit 2025.

Luka Modric ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë në dekadën e fundit.

Next Post

Beshiktashi me ofertë për Dakun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.