Tuesday, 19. May 2026
Sport

Luka Modriç ka zhvilluar 500 ndeshje me Real Madridin

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi mundi Barcelonën si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

Barcelona kaloi në epërsi me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 6-të, por Jude Bellingham barazoi në minutën e 68-të, ndërsa shënoi edhe atë të fitores së Real Madridit në minutën e 92-të.

Në këtë ndeshje, Luka Modric u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që ka luajtur ndonjëherë në El Clasico.

Përveç këtij rekordi, Modric arriti edhe një jubile tjetër, ai luajti ndeshjen e tij të 500-të për Los Blanocs.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita të arrij shifrën prej 500 ndeshjesh për klubin më të madh në botë. Vërtet jam jashtëzakonisht krenar”, tha mesfushori kroat pas ndeshjes.

Teilen: