Tuesday, 19. May 2026
Sport

Luka Modriç nuk njeh moshë dhe limite, 500 ndeshje si madrilen dhe lojtari më i vjetër i Realit që luan në “El Clasico”

GS 28/10/2023 2 Min. Lesezeit

“El Clasico” e 28 tetorit ka qenë e 255-ta mes Bracelonës dhe Real Madridit, takim i cili u fitua nga madrilenë me rezultat 2-1.  Në këtë ndeshje u vendosen disa statistika që do të mbahen mend, ku padyshim me peshë ishte debutimi me dy gola i Xhud Belingham në “El Clasico”. 

 modric-1-1-1130x635

Trajneri Karlo Anceloti plotësoi sot shifrën e 250 ndeshjeve në krye të stolit të Realit.

Në këtë takim, Luka Modriç u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që ka luajtur ndonjëherë në “El Clasico”, 38 vjeç e 49 ditë. Përveç këtij rekordi, kroati arriti edhe një jubile tjetër, ai luajti ndeshjen e tij të 500-të për “Los Blancos”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita shifrën prej 500 ndeshjesh për klubin më të madh në botë. Vërtet jam jashtëzakonisht krenar”, tha Luka Modriç pas fitores 2-1 që real Madridi arriti si mysafir i Barcelonës.

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: