Thursday, 23. July 2026
Sport

Luka Modric vazhdon edhe një vit te AC Milan

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Luka Modric ka rinovuar kontratën me AC Milan deri në qershor 2027.

Mesfushori kroat, 40-vjeç, ka rënë dakord të qëndrojë edhe për sezonin 2026/27, pas disa javësh negociatash me klubin kuqezi.

Modric e mbylli sezonin e tij debutues te Milani, pasi u transferua nga Real Madridi. Në sezonin e kaluar luajti 37 ndeshje, shënoi 2 gola dhe dha 3 asiste.

Kroati do të vazhdojë të mbajë fanellën me numër 14 dhe do të jetë pjesë e projektit të ri të trajnerit Ruben Amorim.

Pas pjesëmarrjes në Botërorin 2026, Modric do të shijojë disa ditë pushim para se t’i bashkohet skuadrës për fazën përgatitore në Australi.

Ai i bashkohet të rinjve Gonçalo Ramos dhe Mario Gila si lojtarët që kanë firmosur kontratë te Milani këtë verë.

Teilen: