• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luka Toni: Rabio futbollist i madh, por blerja e vitit mund të jetë Pol Pogba

30/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Rabio është një futbollist i madh dhe për Juventusin është e rëndësishme që ta rinisë nga një garanci si francezi.

TONI LUKA

Ajo që nuk më pëlqen është rinovimi me vetëm një vit, pasi kjo do të thotë se që nga pranvera e ardhshme do të nisin sërish zërat dhe shpërqendrimi ndaj lojtarit se ku mund të vazhdojë karrierë e tij. Por mbi të gjitha të shohim dhe të presim nëse Juventusi do të arrijë që t’i dhurojë vetes edhe Milinkoviç-Saviçin. Ai po që do të ishte një goditje bombastike”.

Është kjo siguria e Luka Tonit, ishkampionit të botës me Italinë në 2006-ën, apo edhe ish-bomber i Juventusit, Bajernit të Mynihut, Romës, Fiorentinës dhe Palermos, i cili në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” bën një panoramë të situatës dhe pritshmërive ndaj “Zonjës së Vjetër”, në sezonin e ardhshëm.

Luka, Rabio rinovoi për një vit, ndërsa Pogba do të nisë që këtë të hënë stërvitjet në ‘Kontinasa’, një javë përpara pjesës tjetër të skuadrës. Cilat janë ndjesitë tuaja?

Në sezonin e fundit Pogba u kushtëzua nga një seri dëmtimesh. Jam dakord me Polin kur thotë se zgjatja e dëmtimeve të tij janë kushtëzuar nga gjendja e tij psikologjike. Gjërat jashtë fushe për të ndikuan shumë dhe për keq. Por nëse gjen qetësinë dhe vazhdimësinë fizike, Pol është një fenomen dhe mund të jetë blerja e madhe e kësaj vere.

Ndërkohë, goditja e parë bardhezi është Timoti Ueah, djali i ish-bomberit të Milanit, që tashmë ka zbarkuar në Torino. E shihni si goditjen e duhur për të zëvendësuar Kuadradon?

E kam parë në Amerikë Ueahn në SHBA dhe më është dukur një djalë interesant. Do të jetë një bast intrigues, pasi Kuadrado ka qenë gjithmonë një garanci për Juventusin dhe prej shumë vitesh ka luajtur në nivele të larta.

Nëse do të kishe mundësinë që të zgjidhje mes Vlahoviçit e Kiezës, cilin do të sakrifikoje për të mirën e bilancit?

Varet nga ai që do të kisha mundësinë që të blija më pas, në vend të njërit prej tyre. Në rast largimi të Vlahoviçit do të shihja shumë mirë te Juvja Hojlundin e Atalantës. Edhe Skamaka më pëlqen, por këtu të mos harrojmë se ndërkohë Juventusi ka në grup një si Milik, i cili e meritonte që të shlyhej nga Marseja. Të zëvendësosh një si Kieza nuk është e lehtë, sepse është te Juventusi prej vitesh dhe njeh ambientin, kështu që mes Kiezës e Vlahoviçit do të zgjidhja Vlahoviç.

Po Zaniolo?

Është në rritje të vazhdueshme dhe tashmë që luan në Turqi është një mundësi e mirë dhe e lehtë për t’u blerë.

Te Bajerni është rikthyer Rumenige, të cilin ju e njihnit shumë mirë kur luanit në Mynih. Do ia këshilonit Vlahoviçin për sulmin e Bajernit?

Dushan është shumë i fortë dhe nuk e ka shprehur ende potencialin e tij te Juventusi. Por Bajerni, i cili për mua është klubi më i organizuar në botë, pas problematikave të sezonit të kaluar, duhet të synojë më mirë një sulmues të kompletuar. Po të isha Rumenige do të zgjidhja Osimhenin, me çdo kusht, me çdo shifër.

Juventusi në këtë moment nuk mund t’i lejojë vetes Osimhenin, por nga Napoli pret drejtorin sportiv, Xhuntolin…

Është një blerje e madhe për bardhezinjtë. Xhuntoli së bashku me Spaletin dhe De Laurentisin ishin sekreti i titullit të Napolit. Po flasim për një drejtues që prej shumë vitesh ka bërë mirë dhe ka bërë goditje të mëdha kudo që ka shkuar. Ndaj faktet flasin vetë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mount shkakton largimin e Sabitzer, Bayern Munich nxjerr në shitje austriakun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.