Sunday, 25. January 2026
Sport

Lukaku bëhet “shkes” transferimesh për Romën, po mundohet t’u mbushë mendjen dy mbrojtësve

GS 02/01/2024 1 Min. Lesezeit

Roma është në kërkim të një mbrojtësi në merkato. Pas “jo”-së së Bonuçit, romanistët  po përpiqen të rikthejnë në Itali belgun Artur (lindur në vitin 2000). Sulmuesi Romelu Lukaku ka folur për transferimin e mundshëm me bashkëkombasin e tij, që është nën kontratë deri në qershor 2027 me klubin francez Rene, i cili investoi 19 milionë euro dy vite më parë për ta blerë nga Bolonja.

lukaku

PLANI B – Pista alternative të çon te anglezi 24-vjeçar Trevoh Çalobah në huazim nga Çelsi, një tjetër lojtar që Lukaku e njeh mirë pasi kanë luajtur së bashku në Londër në sezonin 2021/2022.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: